Top Story/ “Opozita i duhet këtij vendi”, gazetarja komenton lirimin e Berishës: Cila do jetë strategjia që do ndjekë PD-ja tani

27/11/2024 22:26

GJKKO ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën, i cili ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023.

Gazetarja Anila Basha ka komentuar këtë vendim, duke mos e quajtur si një fitore, por si një frymë më shumë për opozitën shqiptare.

“Reforma në drejtësi është miratuar në 2016-ën. Por rasti i Berishës tani duhet të shqyrtohet si një rast tipik i kauzave që nuk është vetëm rast shqiptar. Sot, pavarësisht se fryma ekziston për një fitore, jemi kthyer në gjendjen ku ishim. Pra nuk ka mbyllje të procesit.

SPAK-u dhe çdo institucion tjetër u sforcua maksimalisht që ta dënonte Berishën dhe ai e shfrytëzoi këtë maksimalisht. SPAK-u nuk do ta apelohej këtë siç ka thënë, sepse do disa muaj zbardhje kjo gjë. Sot kemi një lider të opozitës që është në aksion. Unë nuk shoh se ka ndonjë fitore. Ka një frymë për opozitën shqiptare.

Këtë e kemi parë kur PD-ja mori vulën. Ju e mbani mend kur iu lejua të mbahej mandati i deputetit. Opozita i duhet këtij vendi.

Sa i përket hetimit në themel, Berisha është nën hetim akoma.

Kjo tashmë do të shikohet. Cila do të jetë strategjia që do të ndjekë PD-ja”, u shpreh gazetarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA