Pezullohen nga detyra 6 efektivë të Shkodrës/ Nuk asgjësuan 1000 bimë narkotike, u gjetën në proces tharje

27/11/2024 19:35

Gjashtë efektivë të Shkodrës janë pezulluar nga detyra për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Shkodër-Lezhë ekzekutoi masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Të pezulluarit janë:

Nënkomisar Ardian Baçina, me detyrë Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër.

Inspektor Sokol Kroni, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Inspektor Zef Doçi, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Inspektor Kristjan Lokthi, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Nënkomisar Gjergj Mala, i cili në kohën e kryerjes së veprës penale qenë me detyrë Shef i Stacionit Policor në Theth, dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni/Specialist në Seksionin Special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.

Inspektor Faik Latifi, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Nga hetimet disa mujore dyshohet se këta punonjës policie nuk kanë asgjësuar rreth 1000 bimë narkotike, të cilat u gjetën në proces tharje gjatë një operacioni të zhvilluar në Korrik të këtij viti, pavarësisht se janë konstatuar nga ana e tyre gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Shalë, Bashkia –Shkodër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA