27/11 13:22
GJKKO ka vendosur të heqë masën e arrestit të shtëpisë ndaj Sali Berishës.
Menjëherë pas vendimit, pranë banesës së Berishës ka mbërritur makina me shoferin e tij. Nga informacionet thuhet se Berisha, tashmë si person i lirë, do t’i drejtohet ambienteve të selisë blu.
“Përshëndetje. Një lajm i mrekullueshëm. Doktor Berisha tashmë i lirë. Në orën 13.30 të gjithë selia qendrore e PDSH për të pritur Liderin tonë historik”, shkruhet në mesazhin drejtuar mbështetësve të ish-kryeministrit.
Top Channel