“Zbatonin një skemë komplekse”, grupi i Suel Çelës trafik ndërkombëtar të kokainës, ngarkesa lëvizej me kontejner përmes…

26/11/2024 12:47

Organizata kriminale që drejtohet nga Suel Çela trafikonte lëndë narkotike nga Amerika Latine drejt Evropës.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, organizata zbatonte një skemë komplekse të mbyllur të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Europës duke bashkuar me grupe të ndryshme kriminale me lidhje të forta në Amerikën Latine. Lënda narkotike porositej nga grupe kriminale vendase në Amerikën Latine.

Më pas, sasia e lëndës narkotike transportohej e fshehur në produkte të ligjshme dhe tranzitohej në disa porte europiane me destinacion shtetet si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda. Droga nxirrej, trafikohej dhe shitej me shumicë nga anëtarët e organizatës drejt tregun europian i narkotikëve.

Pjesa më e madhe e ngarkesave, sipas SPAK lëvizte me kontejnerë në porte të mëdha si Antverp apo Roterdam, që shpesh shërbenin si pika kyçe për trafikun e saj në tregun evropian. Po ashtu ka pasur tentativa për të kryer transport të lëndëve narkotike përmes aeroporteve të Belgjikës dhe Holandës.

Në kuadër të këtij operacionit të SPAK, u lëshuan 21 masa sigurie, mes tyre 18 arrest me burg, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA