Shkrumbohet makina dhe motori në Kaninë të Vlorës, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
26/11/2024 09:08
Digjen një makinë dhe një motor gjatë natës në fshatin Kaninë të Vlorës.
Korrespondenti i Top Channel raporton se ngjarja është regjistruar në orën 01-40 në një banesë ku po digjeshin makina dhe motori.
Është njoftuar policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë mundur të shuajnë zjarrin i cili kishte shkrumbuar pothuajse makinën dhe motorin.
Policia ka marrë në pyetje pronarin si dhe po heton për rastin, pasi dyshohet si zjarrëvënie e qëllimshme.
Top Channel