I dënuar për vrasje në Angli, shqiptari mbledh nga burgu mbi 100 mijë euro, zbulohet përse do t’i përdorë

26/11/2024 09:46

Një shqiptar i dënuar me 32 vite për vrasje përmes një  fushate një javore në TikTok mblodhi 101.000 euro donacione.

Eugert Merizaj i njohur në rrjetet sociale me pseudonimin “Babale” u përfshi në apelin për të ndihmuar një vajzë të sëmurë.

Në përshkrimin e Gofoundme thuhet se “Brikena, një vajzë shqiptare vetëm 13 vjeçe, po përballet me një sfidë të jashtëzakonshme shëndetësore që rrezikon jetën e saj. Ajo jeton me babanë, gjyshërit dhe tre motrat në fshatin malor të Therepelit, rrethi Skrapar.

Në moshën gjashtë vjeçare, Brikena u diagnostikua me mëlçi të zmadhuar dhe hipertension portal. Me kalimin e kohës, gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, dhe sistemi i kujdesit shëndetësor në Shqipëri nuk ka mundur të ofrojë trajtimin e nevojshëm për të. Mjekët që kanë monitoruar dhe trajtuar Brikenën kanë konfirmuar se ndërhyrjet mjekësore të domosdoshme nuk janë të disponueshme brenda vendit. Pa to, prognoza është e rëndë.

Familja e saj është drejtuar për ndihmë jashtë Shqipërisë dhe ka gjetur shpresë në një spital në Turqi. Mjeku ka përcaktuar se Brikena ka nevojë për dy ndërhyrje madhore. Për këto ndërhyrje duheshin 80.000 po u mblodhën mbi 100.000 euro”.

Pas kësaj iniciative, Merizaj ia doli të mbledhë shumën e duhur për operacionet e Brikenës. Eugert Merizaj u akuzua dhe u dënua si pjesë e  një grupi shqiptarësh, të cilët ekzekutuan një rival të tyre në fushën e prodhimit she shitjes së narkotikëve.

Hemawand Ali Hussein ishte kurd, ish-snajperist dhe u ekzekutua në Hartlepool në shtator 2019. Menjëherë pas vrasjes, Merizaj u largua nga Anglia duke u fshehur në Belgjikë, por u kap dhe u ekstradua në Angli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA