Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK “zbërthen” strukturën! Si trafikohej kokaina dhe kush i jepte urdhrat e vrasjeve për kundërshtarët

26/11/2024 12:31

Përmes dhunës e kërcënimeve, organizata kriminale e Suel Çelës synonte të kontrollonte territorin në Shqipërinë e Mesme, veçanërisht në Elbasan.

Madje, kjo organizatë, si qëllim kryesor kishte eliminimin fizik të anëtarëve të një grupi kriminal rival në Elbasan.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, i gjithë aktiviteti financohej nga paratë që përfitoheshin nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

Po ashtu, nga hetimet janë zbardhur disa nga krimet e grupit si: vrasje e mbetur në tentativë me snajper në dëm të Ardian Çapjas, në 08 qershor 2020 në Elbasan. Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes në dëm të shtetasve me inicialet B.M dhe E.K. në vitin 2020.=

Tjetër vepër penale është tentativa për trafikimin e afërsisht 930 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Europë, në dhjetor 2020 apo tentativa për trafikimin e 466 kg të lëndës narkotike, lloji kokainë nga Ekuadori në Holandë, në janar 2021.

Po ashtu, është provuar ushtrimi i ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias.

Marjus Lulaj (alias Suel Çela), është identifikuar si drejtuesi i organizatës, përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe janë Mario Çela, Bujar Shega, Klaus Matishi e Xhino Roka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA