Atletika përjashton Luiza Gegën! Kampionia flet për Top Channel: Zgjedhjet në federatë po manipulohen, duan ta marrin fitoren në tavolinë

26/11/2024 12:38

Në javën e parë të dhjetorit do të zhvillohen zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Atletikës, mbretëresha e sporteve konsiderohet kudo, por edhe tek ne.

Kjo disiplinë sportive është mbajtur shumë lart nga Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega në këtë dekadën e fundit, të dy kampion Europe, të dy kampion të shumfishtë Ballkani, por duhet të vinte ky proces, që përkon me fundin e karrierës së Izmir Smajlajt dhe përfshirjen e tij në këto zgjedhje si kandidat për president dhe për fat të keq në një proces që e ka përplasur, edhe pse jo drejtpërdrejtë, me Luiza Gegën, kolegen që për shumë vite garuan përkrah njëri-tjetrit.

Kampionia jonë e Europës prej më shumë se një dekade nën trajnimin dhe udhëheqjen e Taulant Stërmasit, presidentit që sapo përfundoi mandatin, është përjashtuar së bashku me trajnerin nga kandidimi, ajo për anëtare Komitetit Ekzekutiv dhe Taulanti si kandidaturë për president përballë Smajlajt.

“Jemi përjashtuar me pretendimin se klubet që na propozuan nuk lejohet të marrin pjesë. Ndërkohë që ne jemi kthyer në vitin 2010-të sepse që nga ai vit dhe në vazhdim drejtuesit e mëparshëm nuk kanë regjistruar asgjë në gjykatë dhe për këtë mungesë transparence gjykata ka vendosur të kthejë gjithçka në atë vit”, u shpreh atletja.

Po cilat klube janë pezulluar?

“Janë pezulluar të gjitha klubet më të rëndësishme të Shqipërisë që kanë dhënë kontributin më të madh në federatën e atletikës dhe janë pranuar disa shoqata që janë formuar nga 15 tetori 2024 dhe deri më në e fundit më 10 nëntor të vitit 2024. Eshtë e papranueshme që të pranohen të marrin pjesë në asamble disa klube që s’kanë qenë kurrë anëtarë të federatës që s’kanë marrë pjesë kurrë në një aktivitet. Nuk janë klube, janë thjeshtë shoqata të krijuara së fundmi që këto shoqata përfaqësojnë një klub të caktuar dhe nuk kanë asnjë sportist. Kjo është ajo që më shqetëson për të ardhmen e sportit, mënyra se si duhet të fitohen zgjedhjet në tavolinë, sepse ka më garë, tani është vetëm Izmir Smajlaj që kandidon sepse Taulant Stërmasi është i pezulluar”, thotë Gega.

Luiza Gega në reagimin e sajë, nënkupton një grup, që drejtohet nga ish-drejtuesit e Federatës së Atletikës, me ish-trajnerin e Izmir Smajlajt, Gjergj Rulin, që po merr pjesë edhe pse i pezulluar në këtë proces zgjedhor.

“Me të gjitha format mundohen ta marrin fitoren në tavolinë, sporti nuk është ky Endi. Sporti është lojë e pastër dhe e ndershme, sigurisht do të ketë një humbës një fitues, por jo në këtë lloj forme. Luiza do të la sportin nesër, unë i kam marrë këtij sporti maksimumin me shumë mund dhe sakrificë. Unë nuk mund më ti them sportistëve të rinj luftoni për ëndrrat tuaja, kur vjen një moment dhe gjërat bëhen në këtë formë”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA