Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK, masë tjetër sigurie për Dedan Gjonin
25/11/2024 16:21
Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK, këtë të hënë.
Ndaj Dedan Gjonit, i cili ndodhet aktualisht në burg, është vendosur një masë tjetër. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.
Ish shefi i krimeve është vënë në pranga para një viti pasi hetimeve për një tjetër dosje atë të ‘Metamorfoza 2’, ku janë dërguar për gjykim 11 persona, mes të cilëve edhe ish shefi i policisë së Tiranës, Erzen Breçani së bashku me Dedan Gjonin. Akuza e Gjonit në këtë dosje ka qenë për sigurim kushtesh për vrasjen e Xhevdet Plakut.
Top Channel