U dëmtua gjatë punës nga një makineri, ndërron jetë 50-vjeçari në Durrës
25/11/2024 14:13
Punonjësi humb jetën gjatë një aksidenti në vendin e punës në Durrës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në lagjen nr. 14 të Durrësit, në Shkozet, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën gjatë punës. Sipas policisë vendore, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit, ku shtetasi Dritan Nasufi dyshohet se është aksidentuar nga një makineri.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e parë, ai nuk mundi t’u mbijetonte dëmtimeve dhe ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje, duke hetuar shkaqet dhe kushtet e sigurisë në punë
Top Channel