Kandidati opozitar socialist Yamandu Orsi është bërë president i Uruguajit pasi mundi koalicionin e djathtë të Alvaro Delgado në zgjedhjet e të dielës.

Ky është ndryshimi më i fundit i pushtetit në një vit zgjedhjesh surprizuese në të gjithë botën, shkruan rrjeti britanik Morning Star.

Teksa thuajse të gjitha votat janë numëruar, Orsi ka marrë 49.8 përqind në krahasim me 45 përqind për Delgado.

Shteti me rreth 3 milionë votues regjistroi një përqindje të lartë votuesisht prej rregullit të çuditshëm të “votimit të detyruar” që ekziston në vend.

“Vendi lirisë e vllazërisë ka triumfuar”, tha mbrëmë Orsi para turmave të mbështesve që brohorisnin e valëvisnin flamurë.

Ndërsa Delgado tha për mbështetësit në selinë e partisë në kryeqytetin Montevideo: “Me trishtim por pa ndjesi faji përgëzoj fituesin”.

Orsi zotohej se do të bashkonte 3.4 milionë njerëzit pas votës së ngushtë që kishe polarizuar shoqërinë.

Fitorja e opozitës është shenja më e fundit e pakënaqësisë me qeveritë në post, sic ndodhi këtë vit në Britani, SHBA, Japoni dhe Korea e Jugut.

Orsi pritet të marrë postin më 1 mars 2025.

FOTO GALERI
1/2
Vendi me rreth 3 milionë votues regjistroi një përqindje të lartë votuesisht prej rregullit të çuditshëm të “votimit të detyruar” që ekziston

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA