“Numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh në hetim penal për korrupsion pasiv”, kreu i SPAK: Shqetësimi më i madh janë ata në detyrë

25/11/2024 11:18

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi luftën kundër korrupsionit tha se një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh janë në hetim penal për “korrupsion pasiv”.

Në fund të muajit dhjetor, Dumani do të marrë gjithashtu kompetencat e Komisionerit Publik në KPA, duke zgjeruar përgjegjësitë e SPAK në monitorimin dhe hetimin e zyrtarëve të drejtësisë. Ai bëri të ditur se SPAK ka aplikuar ligjin anti-mafia për disa subjekte të shkarkuar nga detyra, përfshirë gjyqtarë dhe prokurorë.

Në fund të muajit dhjetor drejtues i SPAK merr kompetencat e komisionerit publik në KPA. SPAK ka patur raste ku ka amplikuar ligjin anti mafia për subjektet e shkarkuar nga detyra (përfshi gjyqtarë e prokurorë). Materialet në procesin administrativ të vetingut i kemi përdorur si indicie për të gjetur provat në hetimin penal. Rezultatet e hetimit administrativ janë një bazë e mirë për të gjetur prova tek subjektet e shkarkuar nga vetingu.

Ne nuk kemi qenë të verbër nga organet e vetingut, kemi regjistruar me iniciative hetime kryesisht për veprën penale te korrupsionit. Janë çështje që i kemi në hetim dhe jemi të kujdesshëm duke bërë filtrime të vendimeve të vetingut. Sot që flasim SPAK ka marrë nën ndjekje penale, gjyqtare të gjykatës kushtetuese, gjykatës se lartë, anëtarë të KPA, prokurorë të përgjithshëm. Kemi një numër të madh subjektesh dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë do kemi indicie apo të dhëna. Shqetësimi më i madh nuk janë të shkarkuarit, por ata që janë konfirmuar në detyrë dhe ky është fokusi ynë. Sepse ata janë në sistem dhe mund të kryejnë akte korruptive”, tha ai.

Sipas tij, SPAK është i hapur për bashkëpunime në tema të caktuara që lidhen me korrupsionin, me qëllim përmirësimin e performancës së institucionit.

Shoqëria civile është e ftuar të bashkëpunojë me SPAK për tematika të caktuara. Këto analiza i shërbejnë institucionit tonë për përmirësimin e performancës. Jemi të hapur për bashkëpunime të tilla”, tha Dumani.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA