“Nuk dëgjon Tomi”, emrat e gjyqtarëve dalin në bisedat e Sky Ecc/ Detaje nga megaoperacioni i SPAK, arrest shtëpie për avokaten e grupit të Suel Çelës

25/11/2024 13:47

Burime jo zyrtare thanë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha se ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky Ecc për zbutjen e një mase sigurimi personal.

GJKKO vendosi masë arresti ndaj ish-gjyqtares Pajtime Fetahut, kontroll banese ndaj banesave të dy ish gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa.

Ndërkohë masë arresti shtëpiak për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Burime jo zyrtare thonë se në një moment bashkëbiseduesit ankohen “nuk dëgjon Tomi” për ish gjyqtarin Tomorr Kullolli i cili pas ankesave u përjashtua nga trupa gjyqësore.

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës.

I njohur për të shkuarën e tij kriminale në trafikun e drogës dhe përplasjes me policinë, Çela kërkohet të vihet para drejtësisë pasi bashkëpunëtori i tij i dikurshëm Nuredin Dumani pasi u pendua u tregoi hetuesve se Suel Çela i njohur dhe me emrin Marjus Lulaj e kishte paguar për të vrarë Elton Kilën, të njohur me emrin Oti si edhe administratorin e një shkolle private në Tiranë Lulëzim Masha, krime për të cilat kishte paguar mijëra euro. Atentati ndaj Kilës nuk u realizua ndërsa ndaj Mashës dështoi pasi plumbat kapën vetëm makinën.

Për arrestimin e Çelës janë të interesuar edhe prokurorët belgë, të cilët janë duke punuar për zbardhjen e një vrasje në Antwerp të Belgjikës vitin e kaluar, ku ka dyshime se Çela mund të jetë i implikuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA