Gjykata e Posaçme dënoi ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, me 2 vite e 8 muaj burg.

Ndërkohë Fiqiri Farruku, Ardian Bulku dhe Fatmir Ejupi u dënuan me nga 2 vite burg, por gjykata ka vendosur pezullimin e dënimit me burg për të tre këta persona.

Akuzat ndaj Dakos lidhen me dy episode: i pari me njw pallat 11 katësh, që sipas SPAK ndërtimi i tij ne vitin 2011 ishte tej çdo kriteri, kushti teknik dhe në paligjshmëri, çka e ktheu ndërtesën të rrezikshme për t’u banuar.

Për shkak të këtyre shkeljeve të kryera edhe nga të dyshuar të tjerë inxhinierë, kolaudues e administratori i firmës, pallati u dëmtua lehtësisht nga tërmeti. Mes dhjetëra shkresave të sekuestruara, SPAK veçon tre dokumente të firmosura nga ish kryebashkiaku, në njërën prej të cilave urdhëronte pezullimin e punimeve në objektin në fjalë dhe në tjetrën miratohej zbardhja e lejes dhe diçka e tillë sipas SPAK provon dijeninë e ish zyrtarit lokal.

Edhe për episodin e dytë mbi projektin “Promenadë Bregdetare”, SPAK thekson se hartua me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekë, për të cilat në fillim bashkia Durrës hapi proces ndaj firmës, por më pas juristi i caktuar nga ish kryebashkiaku u tërhoq nga gjykimi. Bashkia Durrës, pavarësisht dëmit të konstatuar edhe nga KLSH, kreu likuidimin financiar ndaj subjektit privat.

Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’, por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve. Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA