Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje me skype për Breaking në Top News theksoi se konflikti për pronësinë është shkaku i vrasjes së biznesmenit.
Ajo u shpreh se i dyshuari ka qëndruar në katin e dytë të një hoteli dhe dy vëllezërit Florian dhe Shkëlqim Dukaj kishin porositur një pushkë online me të cilën dyshohet se kanë kryer edhe vrasjen.
Njëri prej vëllezërve, Shkëlqim Dukaj ishte oficer në komisariatin nr.2 në Tiranë.
Hoxha: Janë arrestuar dy vëllezërit Dukaj për vrasjen e biznesmeni Reçi. Njëri prej qitësve Shkëlqim Dukaj oficeri në komisariatit ne.2 në Tiranë. I dyshuari ka qëndruar në katin e dytë të një hoteli që është afër vendit të ngjarjes dhe këtë e kishte përcaktuar edhe eksperimenti.
Pasi është përcaktuar këndi i qitjes, në katin e dytë të shkallëve të këtij hoteli. Janë parë lëvizje të vazhdueshme të dy vëllezërve që prej ditësh kanë ndjekur shënjestrën e tyre. Janë administruar disa pajisje kompjuterike dhe ndër to është parë se dy vëllezërit kishin porositur online blerjen e një pushke. I ndjeri Reçi ishte qëlluar me një pushkë, që dyshohet se autorët e blenë në darkë.
Siç bëjnë me dijë burime të sigurta, pista kryesore ishte e konflikteve për pronësinë. Por për çfarë bëhej fjalë. Eduart Reçi pretendonte se kishte dokumente edhe për një pronë publike. Por këtë pronë e pretendonin edhe dy vëllezërit duka që kishin një lokal në afërsi të vendit ku u vra Reçi.
Në Shqipëri ka shumë konflikte për pronat dhe shumë prej tyre presin zgjidhje civile. Së fundmi sikurse kishin thënë dëshmitarët. Konflikti kishte agravuar, kishte ngelur në lojë gjuha e krimit. Këto indicie e kanë bindur grupin e hetimit të përjashtonte pistat e tjera, si e kaluara e të të ndjerit në SHISH.
Shkëlqim Duka rezulton se ka kryer studimet në Akademinë e Policisë në Turqi, ndërsa njihej nga grupi i oficereve për dëshirën për qitje me armë zjarri, e sidomos atyre me snajper.
Biznesmeni Eduard Reçi u vra rreth orës 23:00 të mërkurën e 13 nëntorit 2024, poshtë pallatit ku jetonte, të cilin e ka ndërtuar vetë, në rrugën “Faik Konica” në Tiranë, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.
Eduart Reçi, ishte me bashkëshorten në oborrin e shtëpisë kur u qëllua dhe ra në tokë.
Mësohet se gruaja e tij u tha hetuesve se kishte menduar se ishte plagosur nga ndonjë cifël e fishekzjarrëve që shpërthyen në momentin që u qëllua me armë. Dyshohet se fishekzjarrët ishin si kamuflim i atentatit ndaj biznesmenit.
Top Channel