Dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike konsumoi fostoksinë, ndërron jetë 55-vjeçarja në Vlorë

25/11/2024 16:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Vlorë.

Një 55-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:41, në lagjen “Pavarësia”.

“Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:41, është gjetur pa shenja jete nga bashkëshorti i saj, në banesën e tyre, në lagjen “Pavarësia”, shtetasja V. L., 55 vjeçe, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA