Tentoi të vriste një person në 2021-shin, vihet në pranga pas tre vitesh arrati autori
24/11/2024 10:25
47-vjeçari Robert Mërnica ka rënë në prangat e policisë në Fier, pasi tentoi të vriste me armë një person në vitin 2021.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas informacioneve të siguruara në rrugë operative në afërsi të fshatit Sulaj, kapën dhe vunë në pranga 47-vjeçarin, banues në fshatin Sulaj, pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. P., në fshatin Sulaj, Fier.
Top Channel