Gjashtë persona të cilët organizonin baste sportive online janë arrestuar nga policia në Tiranë.

Policia njofton se nga operacioni. “Bad spin 2”, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

E. Ç., 56 vjeç, J. Ç., 47 vjeç, V. H., 46 vjeç, E. F., 22 vjeç, D. R., 19 vjeç, M. M., 21 vjeç,.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi R. T., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një bar-kafe në administrim prej tij, janë gjetur 50 televizorë në kuti të pahapura, të markave të ndryshme, të dyshuar të kontrabanduar.

Televizorët së bashku me 6 aparate celulare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA