Agjencitë e sigurisë në Filipine kanë ashpërsuar protokollet e tyre pasi zëvendës presidentja Sara Duterte ka kërcënuar të vrasë në atentat presidentin Ferdinand Marcos Jr nëse atë e vrasin.
Duterte ka qenë aleate e ngushtë e Marcos deri muajt e fundit, teksa pas kërcënimit të sotëm duket qaftë për konfliktin e hapur me dy familjeve më të fuqishme politike në vend.
“Ky vend do të shkojë në ferr prej një personi që nuk di si të jetë president dhe që gjithashtu është gënjeshtar”, shkruante Duterte në një transmetim të mbushur me ofendime në rrjetet sociale.
“Mos u shqetësoni për sigurinë time. Kam folur me dikë dhe i kam thënë që nëse më ndodh diçka, nëse më vrasin, atëherë shko elimino (presidentin) Marcos, [zonjën e parë] Liza Araneta, dhe [kryetarin e parlamentit] Martin Romualdez. Nuk po tallem,” tha ajo.
“I thashë të mos ndalet derisa t’i ketë vrarë të gjithë, dhe ai më tha ‘po’”.
Duterte bëri komentet në përgjigje të sugjerimeve të kishte kujdes veten në sallën e parlamentit, pak pasi kreu i stafit të saj u arrestua nga zyrtarë të qeverisë për shpërdorim fondesh.
Zyra presidenciale e komunikimeve tha se po i merrte seriozisht kërcënimet e Duterte kundër presidentit Marcos.
“Ne e kemi referuar kërcënimin e saj te komanda e sigurisë së presidencës. Kërcënimet ndaj jetës së presidentit duhen marrë seriozisht dhe kjo është thënë publikisht e qartësisht”.
Duterte është bija e pararendësit të Marcos, ish-presidentit Rodrigo Duterte, i cili njihej për gjuhën e ashpër ndaj kundërshtarëve dhe për fushatën e tij të përgjakshme kundër bandave te drogave, që aktualisht po hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare.
Ajo kishte marrë postin e zëvendëses së Marcos në qershor, duke u tërhequr nga ministria e bujqësisë.
Sot ajo shtonte gjithashtu se ndjehej “e shfrytëzuar” pas bashkëpunimit me Marcos.
Përcarja politike vjen para zgjedhjeve të majit kur filipinasit votojnë për anëtarët e parlamentit, të senatit dhe drejtuesit e bashkive, shkruan Al Jaseera.
Top Channel