Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit pasditen e kësaj të premteje. Reshjet me intensitet të lartë kanë përfshirë njëherazi edhe njësitë administrative, ndërsa kanë qenë të shoqëruara edhe me erë të fortë.

Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni raporton se deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm. Si pasojë e erës së fortë  ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë, Frakull dhe Mbrostar.

Ndërkohë nuk raportohet për rrugë të bllokuara , apo bllokim të shimbledhësve .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA