Berisha nxjerr datën e protestës së ardhshme: Do jetë më madhështorja, mosbindja civile rruga e vetme

22/11/2024 12:56

Kundërpërgjigja e Sali Berishës ndaj Gjykatës Kushtetuese është protesta.

“Me datën 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha nuk pajtohet me vendimin e trupës se gjyqtarëve kushtetues, që i dhanë me shume te drejte SPAK kur vendosi të anashkalojë Kuvendin për masat e para shtrënguese të marra ndaj tij, atë të detyrimit te paraqitjes dhe ndalimit të daljes jashtë vendit edhe pse këtë të fundit, Kushtetuesja e vlerësoi si jo proporcionale.

Nuk ka interpretim më Stalinist, ju them unë ju, që as në gjykatat staliniste, neonaziste apo teokratike nuk mund të interpretojë se, liria e lëvizjes nuk qenka liri individuale“, tha kreu i PD-së.

Megjithëse e njëjta trupë gjyqtarësh duhet të vendosë në ditët në vijim për masën e izolimit në shtëpi, lideri i opozitës nuk u kursye në sulme dhe etiketime .

E kuptoni ju se me çfarë kemi të bëjmë, me një trupë puçiste. Firmos puçin. Rishkruan kushtetutën. Kërkova dorëheqjen e partneres së Enkelejd Alibeaj, nuk pranoi. Ata kanë shpallur antikushtetues vendimin e Irena me 5 mbiemra, e Dumanit me 3 apartamente dhe me radhë“, tha Berisha.

Me zgjedhjet pas porte dhe me betejat e humbura ne drejtësinë shqiptare Sali Berisha se ka ne plan të tërhiqet nga fushëbeteja politike.

“Domethënë ti më pyet ti mua, a do pranojë Sali Berisha t’i caktojë Edi Rama kryeministrin dhe kryetarin e PD? Kurrë, kurrë!”

Me besimin e paket se Kushtetuesja do e nxjerre nga shtëpia, beteja për liri e Sali Berishës do të vijoje në gjykatën e Strasburgut .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA