Shërbimi Sekret vret një person pranë Shtëpisë së Bardhë, viktima hapi zjarr ndaj oficerëve. Trump ndodhej në zyrë gjatë incidentit Partia Demokratike nuk do të ketë një kandidat tjetër për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, por do t’i drejtohet përballjes së vitit 2025 me emrin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha u pyet nëse do t’i hapë rrugën një kandidati tjetër, tani që doli edhe vendimi i Kushtetueses, i cili e rrëzoi kërkesën e tij për të zhvlerësuar masën e GJKKO-së që dha një vendim për detyrim paraqitje pa marrë më parë autorizimin nga Kuvendi.
“Më pyet a do pranojë Sali Berisha t’i caktojë Rama kryeministrin apo kryetarin e Partisë Demokratike. Berisha nuk e pranoi këtë kur synoi administrata që po largohet nga pushteti në SHBA dhe do e pranojë nga Edi Rama!
Beteja ime është për sovranitetin e këtij vendi. Edhe 150 gjyqtarë po të firmosin, nuk do të mund t’ia caktojnë opozitës kryetarin. Pse u ktheva unë? Sepse pashë që kryetarin e kishin futur në xhep. Dështuan përpjekjet dhe do dështojë. Në narkodiktaturë nuk bëhet fjalë për zgjedhje, por për farsë elektorale”-tha Berisha.
Top Channel