Dosja e “nxehtë” e Berishës, seancë “maratonë” në Gjykatën Kushtetuese, ç’pritet të ndodhë

21/11/2024 17:23

Seancë maratonë ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese teksa diskutohet çështja e Sali Berishës, e cila ka nisur prej orës 12:30.

Seanca nisi ditën e martë ku nisi shqyrtimi i kërkesës së Berishës për të shfuqizuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por pas disa orësh u shty për t’u vijuar këtë të enjte. Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije seanca zhvillohet pa palët, ndërsa janë gjyqtarët ata të cilët po shqyrtojnë materialet shkresore.

Kreu i partisë demokratike kërkon lirinë me arsyetimin se vendimi është dhënë në kundërshtim me Kushtetutën, sepse është shmangur Kuvendi duke qenë se ai është deputet.

Por SPAK sqaron se masa e dhënë në atë kohë ndaj tij, nuk e kushtëzonte Berishën për të vijuar jetën e tij politike dhe angazhimet.

Sali Berisha ndodhet prej 30 dhjetorit 2023 nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për çështjen “Partizani”, ndërsa edhe më herët, kërkesat e tij për lirim janë rrëzuar nga shkallët e gjyqësorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA