Top Story ka mundur të ketë një komunikim me babanë e autorit të dyshuar të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.
Kjo është hera e parë që familja e 14-vjeçarit që dyshohet se vrau me thikë shokun e shkollës pak metra jashtë ambienteve të “Fan Nolit”, teksa tha se është shumë i shokuar për ngjarjen e se ndan dhimbjen me familjen e Canit.
Fillimisht ai është shprehur i indinjuar për trajtimin dhe lajmet që janë bërë për djalin e tij.
“Ku e dini ju dhimbjen tonë? T’ia shpreh dhimbjen ju? Apo familjes që ka hallin dhe ka hallin përgjysmë me mua”, thotë babai i autorit të dyshuar.
Ndue Përlleshi, i ati i djalit që akuzohet për vrasjen e Martinit thotë më tej “jam shumë i lënduar dhe i vrarë në shpirt për atë që ka vdekur dhe atë që ka ndodhur dhe nuk kam asnjë fjalë tjetër”.
“Dhimbjen time e di Zoti lart dhe shpirti im dhe çdo njeri që me njeh mua, dhimbjen që kam unë tani. Sepse fatkeqësinë e kam përgjysmë”.
Top Channel