“Top Channel media e parë për informimin në Shqipëri”, sondazhi i Institutit Republikan Amerikan me 1200 anketues: SPAK më i besueshmi, problem emigracioni dhe korrupsioni
21/07 23:02
Gjykata e Tiranës kërkon veprime shtesë hetimore mbi kërkesën e Prokurorisë për akuzën e ngritur te fshehjes të të ardhura ndaj administratorit të klubit FK Tirana, Refik Halili.
Në seancën paraprake, u konstatua se organi i akuzës nuk ka marrë parasysh një kontroll dhe audit të thelluar të tatimeve ku klubi i Tiranës rezulton se nuk ka asnjë detyrim financiar dhe nuk ka asnjë shkelje gjatë viteve të pretenduara nga prokuroria.
Ndaj gjyqtari paraprak ktheu dosjen pas tek Prokuroria e Tiranës për të kryer veprime të tjera shtesë.
Top Channel