Vrasja e Martin Canit, ambasadori i OSBE në Tiranë: Siguria nuk është vetëm çështje e policisë, por e të gjithëve

20/11/2024 13:39

Ambasadori i OSBE Michael Tarran ishte në Elbasan në ditën ndërkombëtare të fëmijëve në përmbyllje të projektit kundër armëve të lehta. 

Teksa komentoi ngjarjen e rëndë të vrasjes së 15-vjeçarit, ai tha se siguria është problem i të gjithëve dhe nis nga niveli i familjes, shkollës e më pas shoqërisë.

Problemi i armëve nuk është vetëm në Shqipëri, por është më e ashpër situata në Shqipëri. Ngjarja e një dite më parë na ka tronditur të gjithëve.

Aktualiteti po na tregon që duhet të merremi të gjithë me këtë problem. Duhet të funksionojnë të gjitha hallkat. Siguria nuk është çështje vetëm e policisë. Siguria është problem i të gjithëve dhe nis nga niveli i familjes, shkollës e më pas shoqërisë”-u shpreh ambasadori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA