Avokati i ish-presidentit Ilir Meta, Genc Gjokutaj doli në një deklaratë për mediat së bashku me sekretarin e Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Ai theksoi se SPAK ndodhet në një proces të jashtëligjshëm duke mbajtur të izoluar Metën.
Gjokutaj: Ka elementë shterues dhe fakte për zotin Meta. Spak në proces të kundërligjshëm ka arritur të mbajë të izoluar kreun e PL zotin Meta. Spak në absurditet të pakufi ku një dëshmitar e ka kujtesën më të freskët tre vjet pas, kur s”ka thënë se kam dijeninë.
Zoti Hejsek është personi më i rëndësishëm tek CEZ, ai nuk ka deklaruara që Kastriot Ismailajn e ka sugjeruar zoti Ilir Meta. Ka një tjetër çudi juridike për çështjen e ligjit për minierat. Ilir Meta nuk figuron në asnjë faqe për këtë ligj, ligji për minierat është miratuar të zonjës Esmeralda Shkjau, deputete e PS dhe s’ka asnjë lidhje ky episod me zotin Ilir Meta.
Top Channel