Top Channel siguron videon, momenti kur atentatorët vrasin Klaudio Prendin në Tiranë! I afrohen paralel me “G-Class”-in

20/11/2024 13:23

Këto janë pamjet e atentatit të ndodhur pak pas mesnatës së 18 nëntorit në rrugën “Xhanfize Keko” ku mbeti i vrarë 27-vjeçari, Klaudio Prendi.

Në video duket momenti teksa djali i ish gjyqtarit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Fran Prendi, del nga një lokal i zonës ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq, dhe sapo futet në makinë, qëllohet me armë nga një “Audi” që i kalon paralel.

Shokët kanë dalë me vrap nga lokali për t’i ardhur në ndihmë të riut.

Ishin këta të fundit që e çuan në spital, por fatkeqësisht i riu nuk mbijetoi dot.

Burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se shokët e tij, të cilët janë edhe efektivë policie, kanë deklaruar se ishin me të para se të ndodhte ngjarje, por nuk ishte i shqetësuar dhe nuk ka treguar për ndonjë problem.

Ata kanë treguar se qëndruan së bashku për rreth dy orë në një bar kafe në zonën e Xhamllikut në Tiranë, e më pas kanë lëvizur në drejtime të ndryshme.

“Kur po shkonim te makinat tona, dëgjuam për ngjarjen, nuk pamë asgjë”, kanë deklaruar miqtë e tij.

Gjatë kontrollit të makinës qe u dogj në Farkë , efektivët kanë gjetur edhe armën e llojit pistoletë.

Grupi i hetimit ka disa pista, ndërkohë që nuk është marrë ende dëshmia e ish-gjyqtarit, babait të viktimës.

Sot 27-vjeçarit Klaudio Prendi i jepet lamtumira e fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA