Kreu i shtetit presidenti Bajram Begaj vijoi traditën e konsultimeve me partitë politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 2025.
Siparin e takimeve e nisi me kreun e LZHK Dash Shehi e vijuar me Fatmir Mediun, Agron Dukën dhe Vangjel Dulen. Se çfarë kishin propozuar e deklaroi kreu Partisë Agrare.
“4 maj sepse me 9 zhvillohet samiti komunitetit politik”, u shpreh Agron Duka.
Pas 30 minuta takim në presidencë kreu PDIU Shpëtim Idrizi më shumë se sa një datë për zgjedhjet e vuri theksin tek realizimi votimit të diasporës.
“Patëm një diskutim formal, konstruktiv me presidentin Begaj. Datat janë të njohura. Ka nevojë për më shumë kohë për votën e diasporës. Duhet të ketë një kohë të arsyetuar. Atë ditë zgjedhin shqiptarët. Asnjë parti politike nuk duhet të ketë avantazh. Besoj Presidenti do ketë konsulta me partitë e tjera.
Ne lëvizim mes datës 9 dhe dy datave të tjera. Unë kërkova, dhashë si kërkesë, opinionin është fakti që për sa kohë nuk ka një dakordësi nga partitë e mëdha për modalitetin e votës, duhet marrë parasysh që ende nuk jemi gati, nuk ka dakordësi. Jemi këtu për të thënë çfarë mendojmë. Do doja një datë sa më të arsyeshme, që ne të kemi mundësi tu japim atyre që kemi hallin e votës së diasporës.”, u shpreh Idrizi.
Konsultimet në presidencë do të vijojnë me Partinë Socialiste dhe PD javën e ardhshme.
Top Channel