Me plumb në kokë dhe gjoks, vritet 28-vjeçari në Tiranë! Autorët përdorën armë me silenciator
19/11/2024 07:40
Një 28-vjeçar u vra pak pas mesnatës në Tiranë me armë zjarri.
Gazetarja Anila Hoxha mëson se autori ka përdorur armë me silenciator.
Viktima, djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda Fran Prendi, është qëlluar në kokë dhe bark.
Pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës, teksa mendohet se u përket autorëve.
Top Channel