Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në Tiranë, ku një 28-vjeçar është vrarë.

Klaudio Prendi është i riu që u ekzekutua me armë zjarri me silenciator në kokë dhe gjoks.

Gazatarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se 28-vjeçari lëvizte me një makinë G-Class.

Viktima është dërguar në Spitalin e Traumës nga miqtë e tij pas të shtënave me armë.

28-vjeçari Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit për krimet e rënda, Fran Prendi.

Pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA