Ambasadori i Meksikës Carlos Garcia de Alba largohet nga Shqipëria pas mbylljes me sukses të javës kulturore meksikane në Tiranë.
“Arsyeja pse vendosëm të organizonim Javën e parë kulturore meksikane në Tiranë, ishte për të festuar 50 vjetorin e lidhjes diplomatike të Meksikës me Shqipërinë, e cila ka nisur që prej vitit 1974. Ishim në dijeni për traditën e javëve kulturore të vendeve të ndryshme dhe propozuam të përfshihej edhe Meksika. Fatmirësisht, kërkesa jonë u pranua nga autoritetet shqiptare. Ndaj, dua t’iu them faleminderit. Mikpritja që kemi të dy popujt është fantastike. Ky është vec fillimi. Njerëzit janë ata që na shtyjnë në bashkëpunim në të ardhmen, dhe jam i bindur se ka shumë kimi mes nesh”, u shpreh Carlos Garcia de Alba.
Vizita e tij e shtatë në Shqipëri që nga marrja e detyrës në 2020 u vlerësua prej ambasadorit si një nga veçantat me afrimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve ku përgjatë një jave kulturore u shpalosën të veçantat e kulturës meksikane.
“U zhvilluan më shumë se 10 aktivitete të ndryshme, të larmishme nga e marta në të shtunën… Muzikë, pikturë, skulpturë, diskutime akademike, vallëzim, degustim i tekilës dhe ushqimeve meksikane. Ishte shumë intensive, por më lejoni të them shumë e suksesshme. Mendoj se e përcollëm mesazhin se Meksika është një vend mikpritës, i këndshëm, i madh por i hapur për të pritur gjithnjë e më shumë shqiptarë”, tha ai.
Kjo ishte java e parë kulturore, por me siguri jo e fundit, premton amadasadori Carlos Garcia de Alba. Me rrënjët e forta kulturore që bashkohen, do të eksplorohen aktivitete të reja në të ardhmen.
Top Channel