Kokaina vinte nga Amerika Latine/ Si vepronte grupi kriminal, gjenden pajisje përpunimi droge në Tiranë dhe Qerekë

16/11/2024 12:30

Kokaina e cila përpunohej në kryeqytet dhe zona të tjera si Durrës dhe Qerekë të Niklës dyshohet se vinte nga Amerika Latine.

10 persona kanë rënë në pranga gjatë operacionit antidrogë në Tiranë, Qerekë dhe disa zona të tjera, ndërsa aksioni vijon ende.

Gjatë kontrolleve, deri më tani policia ka gjetur pajisje përpunimi të drogës në Tiranë dhe Qerekë.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, “konfirmohet zyrtarisht se është përshtatur një banesë si vend që do përpunohej lënda kokainë, në Qerekë janë gjetur pajisje materiale që përpunojnë drogën e kokainës, ende nuk jepet asnjë e dhënë për këtë operacion se sa është sasia e drogës së kapur kokainë dhe identiteti i personave të arrestuar, ata janë sjellë në ambientet e policisë gjatë natës.

Operacioni vijon edhe në qytete të tjera, në Durrës dhe Kavajë për shkak se grupi përdorte zona të ndryshme dhe objekte të ndryshme duke e zhvendosur vendin ku përpunohej kokaina. Burime jo zyrtare thanë se kokaina sillej nga vendet e Amerikës Latine, një linjë e njohur për grupe të tjera kriminale.

Ka përgjime dhe vëzhgime ambientale, deri më tani autoritetet ia kanë dalë mbanë ta ruajnë sekretin hetimor dhe do të ketë një njoftim zyrtar në vijim. Njëri prej anëtarëve të grupit kriminal është Aldi Zonja. Ndaj personave të tjerë gjykata ka aprovuar kërkesën e masave të SPAK për urdhër ndalimi. Operacioni vijon ende në Nikël dhe periferi të Tiranës dhe Shqipërinë e mesme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA