Historiani Uran Butka ka përmbledhur në një libër gjithë polemikat e tij me gjuhëtarët, historianë, gazetarë dhe shkrimtarë përgjatë 32 viteve.
Polemikat mbajnë tema mbi të kaluarën tonë, ngjarjet dhe debatet e së tashmes, por edhe perceptimin tonë për të ardhmen.
Ka qenë shqetësimi i tij, raporti me të vërtetën historike, mëkatet dhe krimet e diktaturës komuniste, si dhe personazhet simbol të saj.
Libri “Polemika” erdhi si rezultat i gati tre dekadave polemika mbi çështje të nxehta të historisë së luftës, të diktaturës dhe demokracisë. Studiuesi Uran Butka përmes këtij libri ka pasur qëllim të ndërtojë ndër të tjera dhe hartën e të vërtetave të manipuluara të historisë së Shqipërisë, sidomos atë të viteve të komunizmit.
Top Channel