Një model i shfaqur me kompanitë më të mëdha të reklamave në SHBA është arrestuar për vrasjen e një burri me thikë në Bronx, njoftonte policia e New York.
20 vjeçari Dynus Saxon, nga zona qendrore e Manhattan, u arrestua për vrasje dhe krime të tjera në lidhje me vdekjen e Kadeem Grant, 35 vjeç.
Fqinjët raportuan në polici se kishin dëgjuar zhurma sherri nga apartametni i Grant dy ditë më parë dhe telefonuan policinë. Kur oficerët erdhën ata gjetën trupin e Grant me plagë thike si dhe të prera në duart e këmbët e viktimës.
Raporti shkruante se një thikë u gjet e ngulur në gjoksin e viktimës.
Saxon u arrestua të hënën, i akuzuar për vrasje dhe zotërim kriminal të një arme.
Por nëna e të akuzuarit foli me mediat dhe tha se ngjarja “ka më shumë nga sa tregojnë mediat”.
“Nuk e di çfarë ndodhi por nuk është aq e thjeshtë sa duan të bëjnë të duket. Dynus nuk është se thjesht vendosi të vrasë dikë,” tha ajo. “Dynus ka mbrojtur veten, ai është njeri, është i ri, por nuk e di si ka qenë situata”.
“Çfarëdo të ketë qenë, nuk ka qenë një vrasje. Ai nuk punonte prej disa muajsh, vetëm dilte duke ecur, ecte kudo. Vinte kufjet dhe nganjëherë merrte skateboard-in.”
Ndërsa babai i viktimës Grant tha për rrjetin New York Daily News se i biri ishte “një djalë i dashur që kujdesej për familjen deh vajzën e tij.”
“E trishtë që ajo do të rritet pa baba tashmë,” shtoi babai i viktimës, sipas rrjetit Independent.
Hetimet vijojnë.
Top Channel