Modeli i ‘Vogue’ arrestohet për vrasje pas gjetjes së trupit me thikë të ngulur në New York (fotot)

13/11/2024 21:53

Një model i shfaqur me kompanitë më të mëdha të reklamave në SHBA është arrestuar për vrasjen e një burri me thikë në Bronx, njoftonte policia e New York.

20 vjeçari Dynus Saxon, nga zona qendrore e Manhattan, u arrestua për vrasje dhe krime të tjera në lidhje me vdekjen e Kadeem Grant, 35 vjeç.

Fqinjët raportuan në polici se kishin dëgjuar zhurma sherri nga apartametni i Grant dy ditë më parë dhe telefonuan policinë. Kur oficerët erdhën ata gjetën trupin e Grant me plagë thike si dhe të prera në duart e këmbët e viktimës.

Raporti shkruante se një thikë u gjet e ngulur në gjoksin e viktimës.

Saxon u arrestua të hënën, i akuzuar për vrasje dhe zotërim kriminal të një arme.

Por nëna e të akuzuarit foli me mediat dhe tha se ngjarja “ka më shumë nga sa tregojnë mediat”.

“Nuk e di çfarë ndodhi por nuk është aq e thjeshtë sa duan të bëjnë të duket. Dynus nuk është se thjesht vendosi të vrasë dikë,” tha ajo. “Dynus ka mbrojtur veten, ai është njeri, është i ri, por nuk e di si ka qenë situata”.

“Çfarëdo të ketë qenë, nuk ka qenë një vrasje. Ai nuk punonte prej disa muajsh, vetëm dilte duke ecur, ecte kudo. Vinte kufjet dhe nganjëherë merrte skateboard-in.”

Ndërsa babai i viktimës Grant tha për rrjetin New York Daily News se i biri ishte “një djalë i dashur që kujdesej për familjen deh vajzën e tij.”

“E trishtë që ajo do të rritet pa baba tashmë,” shtoi babai i viktimës, sipas rrjetit Independent.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
2/3
Fqinjët raportuan në polici se kishin dëgjuar zhurma sherri nga apartametni i Grant dy ditë më parë dhe telefonuan policinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA