Armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër
09/11/2024 12:01
Një 25-vjeçar është arrestuar në Shkodër për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
A. L., 25 vjeç, banues në fshatin Pult u ndal dhe u arrestua në fshatin Grud e Re nga policia e Shkodrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel