Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar republikanin Donald Trump pas shpalljes së fitores si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga dalja e tij e përditshme nga ballkoni i shtëpisë, Berisha foli për fitoren e Trump, ku tha se ka ngjashmëri midis opozitës shqiptare dhe opozitës së SHBA-ve, presidentit Donald Trump.
Berisha tha se drejtësia ‘drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit’.
“Drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit. Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë
Miqtë e mi, Zoti e deshi që të ketë disa ngjashmërira midis opozitës shqiptare dhe opozitës së SHBA-ve, presidentit Donald Trump.
Edi Rama, Taulant Balla, etj., goditën tek shkon në miting me objekt hekur me qëllimin e verbër që Sali Berishës t’i shuhej zëri, të mos fliste dot.
Donald Trump-i, po në publik kërkuan t’i mirrnin jetën ata që donin të përcaktonin presidentin e SHBA-ve, jo me votën e amerikanëve, por me dhunën më të egër njerëzore.
Dhe pasi dështuan, e përsëritën përsëri. Ndaj edhe u thashë, 5 ditë përpara zgjedhjeve, deklarova se mbështesim kandidatin e Partisë Republikane, pa qenë të sigurtë se ç’do të ndodhte më vonë.
Por, drejtësia e Xhorxh Sorosit në SHBA është turpi i Amerikës dhe turpi i njerëzimit. Përveç Shqipërisë, nuk ekziston kund në botë, sepse prokurorët që bënin fushatë me reklamat televizive se do ta pjekim në hell po u zgjodh Donald Trump-i.
Formuluan ndaj tij akuza monstruoze, njëlloj si këta prokurorë, qenie mercenare që konsiderojnë korrupsion pagesat e vajzës për të atin, të deklaruara. Bamirësitë për fëmijët që kanë nevojë për mjekim.
Monstrat janë monstra kudo që ndodhen. Ato kanë verbërinë njerëzore.Miqtë e mi, a nuk e ndaloi Edi Rama emrin tim në fletën e votimit?A nuk ia ndaluan Donald Trump-it emrin në disa shtete në fletën e votimit?A është e vërtetë kjo, apo jo? Na morën vulën. Pra, ngjashmërira kemi.
Po së fundmi, a nuk përdorën McGonigalin, ky tradhëtar i flliqur, i shitur i kombit të tij që vjen korruptohet në zyrat e Edi Ramës. Zyrtari i agjencisë më të fuqishme të botës. A nuk ishte ky, MCGonigal që persekutoi shpifje e trilloi për dosjen ruse për Donald Trump-in?
Gjë që ai e tha dhe mbeti epike: le kalbet në ferr gjer në fund, tha Donald Trump për McGonigalin. Ne themi: le të kalbet McGonigali bashke me Edi ramën deri në fund.”-u shpreh Berisha.
Top Channel