Reshjet e dendura të shiut në Kukës, rrezik për rrëshqitje gurësh dhe inertesh në rrugë, ndërhyrje në disa akse
Plagosje me thikë ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në qytetin e Korçës.
Për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasja me iniciale M.Ç., e cila është dërguar emergjencë në spital.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes, mësohet se i dyshuar është Ilia Cani i cili është larguar nga vendngjarja pas plagosjes.
“Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel