Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 10 në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Mollaj.

Një automjet tip “Ford” ka dal nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi mjetit, polic jashtë detyrës.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 08:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi L. K., 46 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. K., i cili mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe AMP po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA