Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti sot fitoren e Presidentes properëndimore të Moldavisë, Maia Sandu, e cila triumfoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të dielën.
Në një mesazh të publikuar në profilin e tij zyrtar në platformën X, Presidenti Begaj i uron fitoren Maia Sandu në këtë mandat të dytë si Kryetare e Shtetit, ndërsa konfirmon vijimësinë e bashkëpunimit të Shqipërisë më Moldavinë, si dy vende të linjëzuara me politikat Euroatlantike.
“Urime Presidente Maia Sandu për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Moldavisë! Ju uroj suksese në drejtimin e Moldavisë në rrugën e saj evropiane. Shqipëria qëndron përkrah Moldavisë!” – shkruan Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Congratulations, President @sandumaiamd on winning Moldova’s presidential election! Wishing you success as you lead Moldova on its European path.
Albania stands with Moldova!
🇦🇱🇲🇩
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 4, 2024
Top Channel