Një 48-vjeçar është arrestuar këtë të hënë në Lezhë pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta babanë e tij.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Shkëlqim Gjoni, banues në Talë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin Sh. Gj., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, pasi ka goditur me sende të forta babanë e tij, për motive të dobëta.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu në pranga ka rënë edhe shtetasi Artan Nikolli, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan shtetasin A. N., 36 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj saj.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel