01/11 18:02
Policia e Shtetit ka krijuar kordon sigurie jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa ishin në pritje të mbërritjes në Kuvend të Silvio Gonzatos, ambasador i Delegacionit të BE në Shqipëri.
Në momentin e mbërritjes së tij, pas mbylljes së konferencës me Edi Ramën, deputetët e PD që ndodheshin në hyrje të Kuvendit, i kanë hapur rrugën.
Pasi ambasadori ka mbërritur, deputetja e PD Albana Vokshi i është drejtuar duke i thënë: Është ketej dera kryesore!
Gonzato i dorëzojë kryeparlamentares Spiropali progres-raportin e KE dhe më pas u largua, teksa më parë ia dorëzoi presidentit të vendit dhe kryeministrit.
Top Channel