Rodri fiton Topin e Artë 2024! Mes polemikash, mesfushori spanjoll lë pas Vinicius Junior

28/10/2024 22:46

Rodri është fituesi i Topit të Artë 2024!

Mesfushori spanjoll ka lënë pas Vinicius Junior dhe Jude Bellingham për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti.

Një çmim ky i mbushur me polemika, me rrjetin që ka “shpërthyer” në protesta, pasi si fitues deri disa orë më parë shihej braziliani i Realit. Madje dhe klubi Los Blancos vendosi që të bojkotonte ceremoninë e mbajtur në Paris, me asnjë lojtar, staf ose drejtues që nuk udhëtoi drejt kryeqytetit francez.

Rodri u shpall kampion i Anglisë me Manchester Cityn, i cili gjithashtu fitoi dhe Kupën e Botës për Klube me “Qytetarët”, teksa “qershia mbi tortë” për të ishte Europiani i Gjermanisë, ku u shpall kampion me Spanjën.

Ky është Topi i parë i Artë për Rodrin pas dy nominimesh, i cili u ngjit me paterica në skenë për të marrë trofeun prestigjioz, kjo pas një dëmtimi të rëndë që do e lërë atë jashtë për pjesën tjetër të sezonit.

Gjithashtu këtë mbrëmje u ndanë dhe çmime të tjera. Aitana Bonmati fitoi për të dytin vit radhazi Topin e Artë për Femra, me futbollisten e Barcelonës që shkëlqeu sezonin e kaluar.

Carlo Ancelotti u shpall “Trajneri më i Mirë”, ndërsa trofeu “Kopa” shkoi për Lamine Yamal, si lojtari më i mirë nën 21 vjeç. Sa i përket trofeut “Yashin” për portierin e vitit, fitues u shpall Emiliano Martinez. Real Madrid fitoi çmimin “Klubi më i Mirë për Meshkuj”, ndërsa Barcelona fitoi “Klubi më i Mirë për Femra”.

CEREMONIA:

22:45 – Rodri fiton Topin e Artë 2024!

22:15 – Aitana Bonmati fiton Topin e Artë për Femrat për herë të dytë radhazi.

22:10 – Carlo Ancelotti fiton çmimin “Trajneri më i Mirë për Meshkujt”.

22:05 –  Emma Hayes fiton çmimin “Trajnerja më e Mirë për Femrat”.

21:45 – Emiliano Martinez fiton trofeun “Yashine”, si portieri më i mirë i vitit.

21:20 – Harry Kane dhe Kylian Mbappe fitojnë çmimin “Gerd Muller” si golashënuesit më të mirë, me 52 gola secili.

21:10 – Real Madrid fiton çmimin “Klubi më i Mirë i Meshkujve”.

21:05 – Barcelona fiton çmimin “Klubi më i Mirë i Femrave”.

21:00 – Lamine Yamal fiton trofeun “Kopa”, si lojtari më i mirë i ri.

20:45 – Starton ceremonia.

20:30 – Mbërrijnë futbollistët e PSG.

20:15 – Harry Kane mbërrin në ceremoni.

20:05 – Rodri mbërrin në ceremoni.

20:00 – Ceremonia pritet të fillojë.

RENDITJA:

1-Rodri

2-Vinicius Junior

3-Jude Bellingham

4-Dani Carvajal

5-Erling Haaland

6-Kylian Mbappe

7-Lautaro Martinez

8-Lamine Yamal

9-Toni Kroos

10-Harry Kane

11-Phil Foden

12-Florian Wirtz

13-Dani Olmo

14-Ademola Lookman

15-Nico Williams

16-Granit Xhaka

17-Federico Valverde

18-Emiliano Martinez

19-Martin Odegaard

20-Hakan Çalhanoglu

21-Bukayo Saka

22-Antonio Rudiger

23-Ruben Dias

24-William Saliba

25-Cole Palmer

26-Declan Rice

27-Vitinha

28-Alejandro Grimaldo

29-Mats Hummels, Artem Dovbyk

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA