“Rrajca në Palcë”/ Publikohet libri që i dedikohet historisë së një prej fshatrave më të mëdhenj në vend

27/10/2024 15:53

Lashtësia, betejat, traditat, kultura doket, zakonet, kuvendet e burrave deri edhe tek folklori bashkë me figurat intelektuale janë një përmbledhje e gjatë e librit të dedikuar fshatit Rrajcë nga autorët Mimoza Vasku dhe Flori Karaj.

Një punë gati 8-vjeçare duke mbledhur dokumente, dëshmi dhe gojëdhëna rreth këtij fshati ndër më të mëdhenjtë në ranga kombëtar.

“Vlera e këtij libri është e tillë, pasi trajton jo vetëm pjesën e dokumentuar por edhe të transmetuar brez pas brezi. Libri trajton historinë e Rrajcës ndër shekuj, që nga antikiteti e deri në ditët tona. libri bën fjalë edhe për traditën, konakun rrajcar, ashtu si u tha në promovim rrajca ka vlera të veçanta si komunitet, veçanërisht që nuk e njeh gjakmarrjen por e duan njëri tjetrin dhe i qëndrojnë në krah”, shprehet Karaj.

“Rrajca në Palcë” është libri që tregon për historinë e gjithë zonës duke datuar që herët.

“Krahas ngjarjeve historike ne kishim si primare edhe Konakun e Rrajcës, i cili ishte një parlament i vogël brenda një komuniteti ku mblidheshin burrat më të zgjuar të fshatit ndaj ne shkruam për të gjithë burrat që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme. Historia nis që në kohën e gurit, me zbulimet e arkeologut Ilir Gjipali, i cili na ka dhënë materialet e duhura. Më pas kemi periudhën e luftrave siç është Beteja e Torviollit, më pas janë traditat e dasmës tradicionale rrajcare”, thotë Vasku.

Rrajca nuk ka vetëm histori, por edhe bukuri natyrore të cilat janë aty për të pritur vizitorët të huaj dhe vendas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA