Edhe fshati Çaj, si shumë fshatra të tjerë të Shqipërisë është braktisur, gjithsej në këtë fshat ka 400 banorë dhe shumica prej tyre janë të moshuar.
Fshati Çaj ndahet në dy lagje është pikërisht lumi i Çaj që furnizohet nga uji I bjeshkëve që e ndan këtë fshat në dy zona të ndryshme.
Fshatrat e braktisur dhe tokat e lënë djerrë, tashmë kjo është pamja e shumë zonave rurale në vendin tonë. Por në Çaj të Kukësit ndryshe nga shumë fshatra të tjerë shkolla ka ende fëmijë, edhe numri I tyre është në rënie nga viti në vit.
Donika Musaj, është nënë e tetë fëmijëve, por vetëm njëri prej tyre ka preferuar të qëndrojë në fshat. Ajo thotë se ka mall që shtëpinë ta shohë edhe njëherë ashtu plot me fëmijë që qeshnin e luanin me njëri tjetrin.
Ti ke tetë fëmijë, si arrite ti rrisje këtu?
-“Me nusen ne një shtëpi kemi qenë tre kurora dhe 15 anëtarë kam mall për atë kohë por të gjithë kanë ikur nuk ke se çfarë të bësh?”, u shpreh banorja.
Çaj e Kukësit tashmë është bërë një nga fshatrat me të preferuar për turistët e huaj që duan të sfidojnë ngjitjen e alpeve, sepse atje në Çaj ndodhet shtegu i ngjyrave.
Çaja nuk është larg me kilometra nga Kukësi apo Tirana, por rruga jo e mirë e zgjat në kohë udhëtimin që më pas të shpërblen me madhështinë e bjeshkëve.
Top Channel