Dy shqiptarë janë dënuar në Angli pas një sherri të rëndë, sipas komunikatës së policisë të Thamesvalley, së cilës i referohet Top Channel.

Bëhet fjalë për Eringlen Cani, 32 vjeç dhe Andi Cera, 23 vjeç, të cilët u dënuan në një seancë dëgjimore në gjykatën Reading Croën të ​​premten.

Cani u dënua me katër vjet e tetë muaj burg, pasi u deklarua fajtor për prodhimi kanabisi dhe armëmbajtje zjarri imituese, me qëllim për të shkaktuar frikë.

Cera u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg. Ai u deklarua fajtor për prodhimi kanabisi dhe dhunë.

Më 12 janar të këtij viti, në orët e para të mëngjesit, pati një sherr të madh në një nga rrugët e Londrës. Efektivët shkuan në vendngjarje dhe zbuluan se pak momente para përleshjes Cera dhe Cani kishin qenë brenda një prone ku po kultivonin kanabis.

Gjatë përleshjes, Cani ka nxjerrë një armë zjarri që dukej reale, duke shkaktuar frikë te banorët e zonës. Ai u arrestua në vendngjarjes më 12 janar, ndërsa Cera u arrestua më 5 prill.

FOTO GALERI
2/2
Eringlen Cani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA