Masë arresti nga SPAK edhe për babanë e saj, Erisa Xhixho tregon si e mori lajmin: Jam e shokuar, dosja për Pirron ishte një paçavure

21/10/2024 21:38

Një nga katër personat për të cilët SPAK ka firmosur masën e arrestit, bashkë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, është edhe Pirro Xhixho.

E ftuar në studion e Top Story, vajza e tij, deputetja dhe njëherësh zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka treguar sesi e ka mësuar lajmin për masën “arrest shtëpie” për të atin.

Po ashtu ajo tha se dosja për të atin është një paçavure, pa fakte dhe prova.

“E shokuar! Por le të sqarojmë që fakti që babai im ka qenë drejtor i AKEP, çdo vendimmarrje e atij bordi ka qenë publik dhe i verifikueshëm. Kam parë menjëherë dosjen e Pirros dhe aty nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë që implikon babanë tim në shkelje të interes tim publik. Unë jam njohur nga mediat për masën.

Ka pasur marrje në pyetje nga SPAK të babait, para 4-5 muaj. Ishin dhënë të gjitha sqarimet. Nga dosja, që është një paçavure, është përpiluar mbi thashetheme, nuk ka prova dhe fakte. Jemi shumë të qetë dhe të bindur për pafajësinë e tij dhe do ta ndjekim ligjërisht”, u shpreh ajo në Top Channel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA