“Hajdeni me ne”/ Shoferi i Ilir Metës tregon momentin e arrestimit të kreut të PL-së: Menduam se po na rrëmbejnë, nuk e dinim kush ishin. Kishin armë dhe…

21/10/2024 16:18

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, që po drejtonte mjetin me të cilin po udhëtonte kryetari i kësaj partie, Ilir Meta, përshkroi momentin e arrestimit të këtij të fundit.

Peca tregoi se çfarë ndodhi në momentin kur makina e tyre u ndalua nga oficerët civilë të BKH.

“Pashë një postbllok, ula shpejtësinë. Më pas pashë një makinë që po na afrohej dhe pastaj na rrethuan tre makina. Dolën ca banditë me maska, me armë, na hapën dyert në mënyrë çnjerëzore dhe na thanë ‘hajdeni me ne’. U thamë ‘kush jeni, na tregoni mandatin’, në fillim u trembëm, thash po na rrëmbejnë. Pastaj pashë një makinë policie, dhe aty kuptuam që ishte policia e Dumanit dhe Ramës“, tregoi ai në një konferencë për mediat.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e kësaj të hënë në Tiranë. Ai akuzohet për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA