“Atë kolegun tuaj e futën bandat”, Vokshi komenton arrestimin e Çyrbes tek “Sterilizimi”, Ndreca i kthehet: Ta dinë fytyrën para meje, kur i firmos vëllai yt ato auditimet…

21/10/2024 10:03

Komisioni Hetimor i Sterilizimit dhe Check Up-it u përfshi sërish nga tensione që në nisje të mbledhjes.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi komentoi arrestimin e osh-deputetit Jurgis Çyrbja, duke theksuar se gjysma e deputetëve të Durrësit kanë përfunduar në burg.

Nga ana tjetër nënkryetari Plarent Ndreca i është kthyer duke e akuzuar se po intimidon duke dërguar mesazhe lart e poshtë.

Ndreca: Kemi treguar durimin maksimal edhe pse na janë shkulur mikrofonat, kemi ruajtur qetësinë që komisioni të bëjë hetimin, është shtyrë dy muaj puna e komisionit, nga na tjetër ju keni një keqkuptim shumë të madh.

Vokshi: Thuaji gjërat siç janë dhe mos deformo të vërtetën se je mësuar ta bësh këtë. Është votuar dhe dakordësuar.

Ndreca: Nëse s’arrini ta kuptoni këtë, ju s’e keni durimin.

Vokshi: Të fusin në listë, siç ndodhi edhe me atë kolegun tuaj që e kishit edhe atë këtu para dy ditësh u futën bandat e flasin me atë lart, edhe ti kujton se duke shpëtu nga komisioni atë lart ti kujton se do të shpëtosh?

Ndreca: Unë s’kujtoj asgjë se s’të kam marrë leje ty unë kur kam qenë në punë se s’kam ditur që do të flas me Albana Vokshin. Po kur i firmos vëllai yt ato auditimet aty do të shkruhet.

Vokshi: Të njohin të gjithë

Ndreca: Më njohin mua të gjithë dhe të njohin ty të gjithë, por ta dinë fytyrën para meje.

Vokshi:  Ti ke shumë halle të mëdhaja

Ndreca: Sa halle ke ti do ta shohim prap

Vokshi: S’ta zgjidh dot ky komision

Ndreca: Kështu e do bashkëpunimin, po ti ç’hall ke me hallet e mia?

Vokshi: Të kanë keqpërdorur ty dhe të tjerët

Ndreca: Nuk intimidon njeri, akoma se ke futur në kokë, jeni të pabesueshëm, nuk e intimidon dot maxhorancën, hiq dorë nga presionet që çon mesazhe lart e poshtë.  A e kupton që s’ma ndjen hiç se çfarë thua ti, vetëm se të kam në krah se për gjë tjetër s’ma ndjen hiç. Ju e keni penguar komisionin.

Vokshi: Ti ke hall si do të shkosh në SPAK, se po shkojnë të gjithë deputetët, listën e drejton krimi i organizuar, lista e Durrësit gjysmën e deputetëve i ka në burg. Ky është halli juaj.

Ndreca: Unë s’kam asnjë hall, hall e keni ju që e quani organizatë kriminale, ne s’e konsiderojmë Spak organizatë kriminale siç e konsideroni ju.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA